Bota

Gjykata në Holandë shpall të paligjshme masat kufizuese dhe urdhëron heqjen e tyre, kryeministri Rutte del kundër

16 Shkurt 2021, 20:14 Nga DOSJA
Gjykata në Holandë shpall të paligjshme masat kufizuese dhe

HOLANDË– Një gjykatë në Hagë i bëri thirrje qeverisë holandeze se ora policore e vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duhet të hiqet menjëherë pasi shkel të drejtën e lëvizjes së lirë.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, ora e ndalimit të qarkullimit prej 21:00 të mbrëmjes deri në 04:30 u vendos nga një ligj emergjent kur nuk kishte asnjë emergjencë, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës, kryeministri Mark Rutte iu bëri thirrje qytetarëve të ndiqnin rregullat e vendosura të orës policore, edhe pse ministrat nuk arritën të ndalonin heqjen e saj.

Qeveria i kërkoi gjykatës të pezullojë vendimin e saj derisa të dëgjohet dhe verdikti i Apelit për këtë çështje në fund të javës.

Vendimi i Holandës për izolimin pas orës 21:00 u pasua me protesta të dhunshme për disa ditë më radhë në vend.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjykata ne holande kerkon heqjen e kufizimeve masat anti-covid ne holande gjykata ne holande kerkon heqjen e kufizimeve masat anti-covid ne holande

Sondazh

Poll