Bota

Siria: Ditët e torturave ndjekin të mbijetuarit e masakrës në Hama

16 Shkurt 2021, 20:53 Nga DOSJA
Siria: Ditët e torturave ndjekin të mbijetuarit e masakrës

SIRI- Masakra e vitit 1982 në Siri nga forcat e regjimit Hafez al-Assad kanë lënë shumë gjurmë pas. Një dëshmitar për Anadolu Agency ka deklaruar disa momente nga sulmet e dhunshme në atë kohë në qytetin e Hama. Në fjalën e tij 62-vjeçari Azzam Ibeysi kujtoi disa momente të sulmeve si dhe mënyrën se si ai arriti që të largohej nga vendi dhe të arrinte t’u shpëtonte masakrave të vitit 1982.

“Në ditën e 4-të të masakrës, rrethi ynë u rrethua dhe ushtarët e regjimit filluan të bastisnin shtëpitë. Ushtarët filluan të qëllojnë burra, të moshuar dhe fëmijë para shtëpive të tyre. Kur u larguam nga shtëpia jonë të nesërmen, pamë se kishte trupa të pajetë kudo në qytet. Kishte edhe njerëz të plagosur, por askush nuk guxonte t’u afrohej për mjekim pasi rrethi ynë ishte i rrethuar nga ushtarë. Trupat qëndruan në rrugë për të paktën një javë. Më vonë, trupat u varrosën në masw Ata vranë mijëra njerëz, duke përfshirë gra, fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Kufomat e fëmijëve me gjymtyrë të prera ende më ndjekin ëndrrat. Regjimi nuk na pa si qenie njerëzore. Vetëm ata që mund të shpëtonin nga qyteti i mbijetuan masakrës. Unë gjithashtu isha një prej tyre. Ne dëshironim që bashkësia ndërkombëtare të ishte e drejtë me njerëzit e Hamës, por fatkeqësisht nuk ishte kështu. Drejtësia ndërkombëtare nuk na dha të drejtat tona. Autorët e masakrës nuk u gjykuan nga gjykatat ndërkombëtare, ”tha Ibeysi

Midis 2-28 shkurt 1982 në Siri u krye një masakër në qytetin Hama kur al-Assad shkatërroi qytetin për të shtypur një rebelim suni, duke masakruar rreth 20,000 të njerëzve të tij. Në një operacion të udhëhequr nga vëllai i al-Asadit, Rifaat al-Assad, qyteti Hama u rrethua dhe bombardua dhe trupat filluan të sulmonin duke therur civilë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota azzam ibeysi hafez al-assad masakra ne siri azzam ibeysi hafez al-assad masakra ne siri

Sondazh

Poll