Aktualitet

Dha shpirt duke pritur ambulancën, Adriatik Lapaj poston foton me të riun: Më pikëllove Amarildo, e ndërtuam bashkë shtëp

16 Shkurt 2021, 18:55 Nga DOSJA
Dha shpirt duke pritur ambulancën, Adriatik Lapaj poston foton me të

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar një foto me Amarildo Basin, 25-vjeçarin i cili vdiq mesditën e sotme teksa priste ambulancën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Në një postim në Facebook, Lapaj shkruan se e ka njohur Basin në rrethana të trishta pasi bashkë kanë ndërtuar shtëpinë për familjen e tij. Për pasojë, Lapaj kishte krijuar një miqësi me Basin dhe vdekja e tij e ka pikëlluar.

“Të Zotit jemi te ai do kthehemi. Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze. Sot e zuri korenti. Vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi. Zoti e pastë pranë vetes!”- shkuan Lapaj krah fotos.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme. I riu ra në kontakt me energjinë elektrike teksa merrte skrap në një kabinë. Ai priti më shumë se gjysmë ore ambulancën, e cila nuk kalonte dot për shkak të bllokimit të rrugës në Shkozë dhe më pas vdiq. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj amarildo basi vdes 25 vjecari ne tirane adriatik lapaj amarildo basi vdes 25 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll