Aktualitet

Merrnin mijëra euro në muaj/ Çmontohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 9 persona, mes tyre 3 shqiptarë. P

16 Shkurt 2021, 19:25 Nga DOSJA
Merrnin mijëra euro në muaj/ Çmontohet grupi i trafikut të

ITALI- 9 persona mes tyre dhe tre shqiptarë, janë arrestuar në përfundim të një operacioni antidrogëështë zhvilluar në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije se 6 nga të arrestuarit janë lënë në burg ndërsa tre të tjerët në arrest shtëpiak. 

Mediat vendase, bëjnë me dije se ishte baza logjistike e një rrjeti të pretenduar multietnik të tregtarëve të kokainës, ishte një apartament në Borgo Bovio, në periferi të Terni.
Hetimi, i quajtur “Charon”, u zhvillua vitin e kaluar pas ankesës së pronarit të një lokali në periferi të Ternit, i cili ishte ankuar se dy persna kishin vjedhur nga lokali i tij.

Mediat bëjnë me dije se në apartamentin në Via Tre Venezie në Borgo Bovio në pronësi të një tridhjetë vjeçari nga Terni, shqiptarët bashkë me të huajt mblidheshin së bashku, ku dhe konsumonin drogë në prani të vajzës së pronarit e cila ishte 5-vjeçe. Po në këtë apartament ato bënin planet për të shpërndarë drogën. Ndërkohë gjatë operacionit hetuesit gjetën doza kokaine të fshehura në ashensorin e një ndërtese në qendër.

Ndërkohë, tre shqiptarë që banojnë në Terni, dy prej të cilëve janë të parregullt dhe me precedentë, rezultuan të ishin furnizuesit e drogës.

Brenda apartamentit është gjetur droga, e cila kishte një kosto prej 70 euro për dozë u ishte shitur klientëve edhe pranë lokaleve në qendër të qytetit. Grupi fitonte deri në 15 mijë euro në muaj. Sipas policisë, xhiroja e pronarit tridhjetë vjeçar italian të banesës është rreth 8 mijë euro në muaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare ne itali arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll