Aktualitet

“Nuk shesim domate”/ Irritohet doktoresha e spitalit amerikan, i drejtohet ashpër Ministres: Kur do vaksinohemi ne të pri

16 Shkurt 2021, 15:36 Nga DOSJA
“Nuk shesim domate”/ Irritohet doktoresha e spitalit amerikan, i

TIRANË- Lida Shosha, kirurge e përgjithshme në spitalin Amerikan është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi ditën e sotme kjo e fundit ka vendosur që të vaksinojë dhe stafet mjekësore në rrethe.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një video nga salla e operacionit, Shisha shkruan se edhe mjekët e infermierët e spitaleve private duhen vaksinuar, pasi janë pjesë e bluzave të bardha dhe ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Kirurgia shton gjithashtu se kur ishte fluksi i të infektuarve në Tiranë, spitalet private i kanë pasur dyert e hapura për çdo qytetarë dhe i kanë ardhur në ndihmë edhe QSUT-së, në kohën që bluzat e bardha janë infektuar e janë izoluar në shtëpi.

Më ironi mjekja Shosha thekson se ata ‘nuk shesin domate’ por punojnë pa ndalur, por kur vjen puna tek vaksinimi, sipas saj, janë ndarë ‘ca të nënës e ca të njerkës’.

POSTIMI I PLOTË: 

Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen ?
Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet , tatimet një më një, deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve. Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit, dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit, QSUT u infektua, e mjekët i cove në shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë , ku vijnë pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova. Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës. Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare. Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim vec foto me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer.

Pas mbërritjes së 7020 doza të tjera të vaksinave Pfizer në Shqipëri, sot ka nisur  vaksinimi edhe në Shkodër, ndërsa Vlora është pezulluar. Kjo për shkak se nuk është bërë ende trajnimi i stafit mjekësor. Deri më tani në Shqipëri po vaksinohen bluzat e bardha në spitalet shtetërore. Kryeministri Rama tha se javën që vjen do të vaksinohen edhe të moshuarit, por në asnjë moment nuk ka përmendur mjekët e spitaleve private.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lida shosha nis vaksinimi ne shqiperi lida shosha nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll