Aktualitet

Sekuestrohen 23 mijë euro në Kakavijë, procedohet oenalisht 46-vjeçarja që ishte nisur drejt Greqisë

16 Shkurt 2021, 16:51 Nga DOSJA
Sekuestrohen 23 mijë euro në Kakavijë, procedohet oenalisht

KAKAVIJË– Një 46-vjeçare me inicialet A.T., është proceduar oenalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se 46-vjeçarja është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijë, pasi ishte nisur drejt Greqisë.

Efektivët kanë ushtruar kontroll në mjetin që ndodhej gruaja në fjalë si pasagjere dhe në çantën e saj të dorës gjetën plot 23 mijë euro. 46-vjeçarja nuk kishte asnjë dokument për deklarimin e sasisë së parave kështu policia ia sekuestroi. Vetë gruaja në fjalë u procedua oenalisht.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 23.000 euro. Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip “Volkswagen”. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije procedohet 46 vjecarja ne kakavije sekuestrohen 23 mijë euro në kakavijë kakavije procedohet 46 vjecarja ne kakavije sekuestrohen 23 mijë euro në kakavijë

Sondazh

Poll