Aktualitet

Gjirokastra e pushtuar nga bora dhe ngricat, ARRSH-ja: Po hedhim kripë, rrugët kalohen vetëm me zinxhirë

16 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA
Gjirokastra e pushtuar nga bora dhe ngricat, ARRSH-ja: Po hedhim kripë,

GJIROKASTËR– ARRSH-ja ka dhënë informacionin zyrtar për mënyrën se si duhet të qarkullohet në asket rrugore në qarkun e Gjirokastrës. Duke qenë se të gjitha rrugët janë të mbuluara nga dëbora dhe ngricat, ARRSH-ja shkruan se janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Njoftimi i plotë

Në bashkinë Gjirokastër , ka vazhduar shpërndarja dhe depozitimi i kripës në segmentet rrugore të lagjeve të sipërme të qytetit dhe të nj.administrative. Në bashkëpunim me policinë lokale në mjediset e konvikteve u akomoduan disa persona në nevojë duke i ndihmuar për strehim , ushqim e veshmbathje.

– Në bashkinë Dropull, është shpërndarë kripë përgjatë segmentit rrugor Dropull i Sipërm – Koshovicë

– Nê bashkinë Libohovë është punuar për pastrimin e rrugëve rurale Zagori – Sheper nga bora e ngrirë dhe pemët e rrëzuara.

– Në bashkinë Tepelenë puna ka vazhduar për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Lekdush – Progonat –  Nivicë

– Në bashkinë Memaliaj po punohet në rrugët rurale të nj.ad Buz

– Në bashkinë Këlcyrë , në segmentin rrugor Mbrezhan – Malëshovë

– Në bashkinë Përmet , për pastrimin nga rrezimi i pemëve në segmentin rrugor Përmet – Leshicë dhe në rrugët rurale të nj.ad Çarshovë

– Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve kanë bërë  shpërndarjen e depozitimin  skorieve dhe kripës në ato pjesë të segmenteve që paraqesin rrezik nga ngricat. Furnizimi me energji është kryer pa ndërprerje. Grupet emergjente të OSHEE kanë punuar për riparimin e rrjetit të shpërndarjes të dëmtuar nga ngricat dhe erërat e forta të ditëve të fundit. Furnizimi me ujë të pijshëm normal. Emergjenca shëndetësore nuk ka patur. Strukturat e MC të qarkut monitorojnë dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë.

HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, rekord me -16°C! Qafë Thanë-Doganë ende i bllokuar, kalohet vetëm në një korsi. ARRSH-shoferëve: Përdorni zinxhirë! (SITUATA)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi gjirokaster moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll