Bota

Jakup Krasniqi reagon ndaj Prokurorit Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës, për të flasim ne përfaqësuesit e s

16 Shkurt 2021, 13:50 Nga DOSJA
Jakup Krasniqi reagon ndaj Prokurorit Smith: Mos fol në emër të

HAGË-Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka kërkuar fjalën nga gjykatësi Nicolas Guillou në seancën që po mbahet ditën e sotme. Krasniqi ka reaguar ndaj prokurorit të Speciales Jack Smith duke i thënë që të mos flasë në emër të popullit të Kosovës. Ai ka thënë se në emër të popullit të Kosovës mund të flasin vetëm përfaqësuesit e tij dhe jo prokurori Smith.

Kam një reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të Popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuar për lirinë dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminal  I Serbsë nuk e ka lejuar të konstituohet. Pas çlirimit kam qenë përfaqësues në Kuvend deri në vitin 2014”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu, ka shtuar se nëse dëshiron të thotë diçka, duhet të flasë në emër të krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Po ashtu, ka theksuar se në emër të popullit të Kosovës, luftës dhe sakrificave duhet të flasin përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare, vendin dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e ndërtimin e shtetit.

E kisha lutur prokurorin që nëse ai do të flasë në emër të dikujt ose nëse duhet të flasë në emër të krimeve të pretenduara ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës. Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim. Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim,”-ka thënë Krasniqi.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dalin para Speciales, Prokuroria: Kemi dëshmitarë, do t’i përdorim

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jakup krasniqi kosova ne hage jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll