Bota

Britani/ Mori peng 20 vjeçarin, arrestohet shqiptari Dorjan Kurtaj

16 Shkurt 2021, 13:49 Nga DOSJA
Britani/ Mori peng 20 vjeçarin, arrestohet shqiptari Dorjan Kurtaj

BRITANI– Katër persona janë arrestuar në Britani, ndërmjet tyre edhe një 21-vjeçar shqiptarë, të akuzuar për vepra penale përfshirë rrëmbimin dhe shantazhin.

Dorjan Kurtaj, 21 vjeç, banues në Wilbury Way,është akuzuar për rrëmbim, burgim të rremë, shantazh, dhe dy akuza për armëmbajtje pa leje. Sipas News.co, bashkë me Kurtajn janë arrestuar edhe  Selhatin Gunes, Edward Belton dhe  Ksildian Lylau. Të katër u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Thames të Shtunën, 13 Shkurt.

Të Enjten, 11 Shkurt, oficerët specialistë ndaluan dy makina në Montagu Road në kryqëzimin e saj me Swaythling Road, N18 si pjesë e një hetimi në vazhdim nga Skuadra Speciale. Një 20-vjeçar u zbulua brenda njërës prej automjeteve me plagë me thikë në këmbë. Ai u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme dhe më pas u lirua.

Të katër personat në makinë u arrestuan menjëherë. Policia londineze nuk jep më shumë detaje për motivin e pengmarrjes dhe nacionalitetin e personit të marrë peng.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll