Bota

“Rrezikohen dëshmitarët”/Prokurori Smith ka kërkuar që dorëzimi i dosjes të jetë afër me datën e Gjykimit,

16 Shkurt 2021, 13:37 Nga DOSJA
“Rrezikohen dëshmitarët”/Prokurori Smith ka kërkuar

HAGË -Prokurori i Zyrës së Prokurorit Special, Jack Smith ka kërkuar që dorëzimi i dosjes paraprake të jetë i afër me datën e gjykimit, pasi ka justifikuar se rrezikon dëshmitarët. Po ashtu, Smith ka thënë se pret një gjykim sa më të shpejtë.

“Në çështjen e dosjes paraprake, nëse ndahet baza nga gjuha kërcënuese që është përdor nga mbrojtja, e them që dy herë e ka përdorur Emmerson këtë. Kjo gjykatë ka dhe konsiderata të tjera se kur caktohet data e fillimit të gjyqit dhe dorëzimi i dosjes paraprake. Realiteti i frikësimit të dëshmitarëve dhe është fakt që ka një hendek të madh midis dorëzimit të dosjeve pasi kjo do t’i rrezikoj dëshmitarët dhe kjo është e vërteta për të cilën nuk është folur. Ka masa mbrojtëse por nuk e eliminojnë rrezikun komplet dhe nëse lihet kohë nga momentin i dorëzimit të dosjeve dhe fillimit të datës së gjykimit nuk do t’i shërbenim këtyre dëshmitarëve. Procedurat këtu janë strikte për dallim nga gjykatat tjera. Data e dorëzimit të dosjes duhet të lidhet me datën e fillimit të gjykimit. Historia përkufizon të ardhmen”, ka thënë Smith.

Gjithashtu, Smith ka përmendur dhe shumën prej 20 milionë eurosh, nga Qeveria e Kosovës, që janë mbledhur për mbrojtjen e ish-udhëheqësve të Kosovës.  Në lidhje me ketë, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka thënë se objektivi i tyre është që përmes dokumenteve që ka prokuroria të nxjerrin informacione më të detajuara për rastin që janë duke mbrojtur. Sipas Hopper, qëllimi  i tyre nuk është të shtyjnë datën e fillimit të gjykimit.

U gëzova shumë kur na ngritën kartonin e verdhë për të gjithë ne dhe që përmenden datën e gjykimit dhe çohet Smith për të bërë një faull për të gjithë ne. Ai po drejton zyrën e punës së vet, por nëse do kishte më shumë fokus do ta ndihmonte më shumë. Ai mendon se sistemi i nxjerrjes së materialeve është sistemi më i mirë i mundshëm. Por nëse do ta vendoste veten në pozitën tonë do ta kuptonte shumë mirë. Sot kemi folur për një mënyrë se si ta balancojmë, jo për objektivin për ta shtyrë datën e gjyqit, por thjesht që të nxjerrim informacionin. Na ka mbetur vetëm kjo tabelë për të na ndihmuar që të nxjerrim informacionin që na duhet. Prokuroria siç e dëgjuam e kundërshtoi këtë,”-ka thënë ai. 

Po ashtu, Hooper ka ngritur pyetjen sepse nuk duhet të dorëzohet dosja paraprake për dhënin e informacionit dhe çfarë lidhje ka ajo me datën e gjykimit.

Pse atëherë mos të dorëzohet dosja paraprake dhe nuk e kuptoj këtë lidhjen e dosjes paraprake me fillimin e datë së gjyqit. Nuk do t’i hyj çështjes së ngritur nga prokuroria ‘frikësimit të dëshmitarëve’, pasi është më shumë një slogan nga ana e tyre. Jam mirënjohës që ju gjykatës ngritët kartonin e verdhë për fillimin e datës së gjykimit. Nuk bëhet fjalë për diskutimin e datës së gjykimit”, tha ndër të tjera avokati David Hooper

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora david hooper jack smith kosova ne hage david hooper jack smith kosova ne hage

Sondazh

Poll