Bota

Avokati i Veselit Emmerson: Në materialet e prokurorisë nuk ka asnjë provë kundër klientit tim

16 Shkurt 2021, 12:14 Nga DOSJA
Avokati i Veselit Emmerson: Në materialet e prokurorisë nuk ka

HAGË-Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i ka thënë gjykatësit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Nicolas Guilloi, se nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij.

Sipas Insajder, Emmerson ka kritikuar Prokurorinë e Dhomave të Specializuara për punë të paorganizuar dhe ka shtuar se provat të cilat ajo iu ka ofruar deri tani janë të paqarta dhe i vështirëson punën mbrojtjes.

“Mënyra sesi po bëhet nxjerrja e materiale është mënyra më e padobishme e mundshme duke i pamundësuar mbrojtjes të bëjë hetimet e saja. E gjithë kjo punë po bëhet në mënyrë të paorganizuar. Ato janë një sasi kaotike e materialeve të cilat duhet të shihen në imtësi dhe të analizohen që të rindërtojmë se çfarë pio thotë prokuroria dhe pastaj të fillojmë hetimet tona,”-ka thënë Emmerson.

Gjithashtu, avokati Emmerson ka shtuar se kjo situatë, po bëhet me qëllim.

“Unë nuk dua të kemi asnjë lloj keqkuptimi për këtë pengesë të jashtëzakonshme që na është krijuar nga mënyra sesi po e bënë Prokuroria. Kjo është e qëllimshme dhe këtë mund ta shikojmë edhe te parashtrimi që bëri Prokuroria që tha se lidhjet me dëshmitarët nuk mund të bëhen,”-u shpreh Emmerson.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dalin para Speciales, Prokuroria: Kemi dëshmitarë, do t’i përdorim

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ben emmerson kosova ne hage ben emmerson kosova ne hage

Sondazh

Poll