Bota

E quan datën e fillimit të seancës së radhës “Qesharake”/ Prokurorja përplaset me avokatin e Veselit: Gjykata nuk duhe

16 Shkurt 2021, 12:00 Nga DOSJA
E quan datën e fillimit të seancës së radhës

HAGË-Në Gjykatën Speciale në Hagë, po zhvillohen seanca e radhën ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën e tij avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se është qesharake data e parashtruar nga Prokuroria për fillimin e gjykimit dhe ka shtuar se gjykata duhet të bëj diçka lidhur me këtë fakt.

Ai ka nxjerr në vëmendje se mbrojtja  do të kenë vështirësi, në rast se gjykimi kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së do të zhvillohet në në shtator, ashtu siç ka propozuar Prokuroria.

“Keni dhënë deklaratë qesharake për fillimin e gjykimit”, tha Emmerson. “Gjykata duhet të ndërhyjë dhe ta pyes Prokruroinë se pse po ua bën mbrojtjes kaq të vështirë mbrojtjen e saj”, theksoi avokati britanik.

Gjithashtu, ai ka shtuar se data e fillimit të gjykimit duhet të përcaktohet vetëm pasi të jenë marrë parasysh edhe deklaratat e mbrojtjes.

“Data e gjykimit do të jepet pasi janë marrë parasysh deklaratat e mbrojtjes. Prokruroria po përpiqet ta shmangë dhe ta nxjerrë nga rruga mbrojtjen, që të mos përgatitet si duhet,”-ka thënë.

“Z.Emmerson, e tham se është shumë herët për ta ngritur datën e fillimit të gjykimit,”-ka ndërhyrë gjykatësi Nicolas Guillou, duke ia dhënë fjalën prokurores.

Prokurorja tha se Emmerson po flet gjëra të pasakta.

“Mbrojtja e Z. Veseli foli për elemente shumë të përgjithshme… Kjo është e pasaktë. Është fakt që parashtrimet e mbrojtjes së Z. Veseli janë veçse çështje retorike”, tha prokurorja.

Po ashtu, ajo vazhdojë duke thënë  kjo nuk duhet të tolerohet nga gjykatësi Nicolas Guillou.

“Kjo është çështje që e kemi dëgjuar nga mbrojtja e Z. Veseli dhe kjo nuk duhet të tolerohet nga kjo Gjykatë,”-tha prokurorja. 

Avokati Ben Emmerson është kundërpërgjigjur, duke thënë se ai nuk po i drejtohet vetëm një personi brenda Prokurorisë.

“Dua të sqaroj diçka. Mund ta merrni edhe si sulm, por parashtrimi im nuk është se i drejtohet një personi individual brenda Prokurorisë”, tha Emmerson.

Para kësaj seance paragjyqësore, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dalin para Speciales, Prokuroria: Kemi dëshmitarë, do t’i përdorim

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll