Bota

Nis seanca për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë/ Prokurorja: Kemi shumë dëshmitarë, do t’i përdorim në gjykimin nd

16 Shkurt 2021, 11:22 Nga DOSJA
Nis seanca për ish-udhëheqësit e UÇK-së në

KOSOVË- Ka nisur seanca në Hagë për ecurinë e çështjes për katër ish-udhëheqësit e  UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Fillimisht, gjykatësi Nicolas Guillou paraqiti agjendën e kësaj konference, ndërsa një prokurore e Zyrës së Prokuorit të Specializuar, tregoi të rejat e fundit lidhur me materialin akuzues dhe atë shfajësues dhe foli edhe për dëshmitarët që do t’i përdorin gjatë gjykimit.

“ZPS-ja vazhdon të përmbush rregullat e veta lidhur me materialin. Ne po përgatisim nxjerrjen e materialeve të tjera. Parashikojmë se nxjerrja e disa materialeve mund të kërkojë masa mbrojtëse,”-ka thënë prokuroja.

Po ashtu, ajo foli dhe për dëshmitarët, duke thënë se shumë prej tyre do të përdoren gjatë gjykimit kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Parashikohet që shumica e madhe e këtyre dëshmitarëve do të përdoren në gjyq. Jemi në proces, dëshmitarët dhe procat e tyre do t’i bëjmë të njohura kur të vijë koha”, tha ajo.

Para kësaj konference, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 10:31

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga opozita, i cili e akuzoi atë për përdorimin e pandemisë së koronavirus...