Bota

Ish-krerët e UÇK-së para Hagës! Avokatët përplasen me Prokurorinë: Na jepni dokumentet sa më shpejt. Hetuesit: Jo 3 muaj

16 Shkurt 2021, 06:48 Nga DOSJA
Ish-krerët e UÇK-së para Hagës! Avokatët

HOLANDË–Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi. Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë dalë para sot sërish para Gjykatës Speciale të Hagës. Seanca ka zgjatur rreth 3 orë dhe është shoqëruar me përplasje mes prokurorëve dhe mbrojtje. Prokurori i çështjes ka kërkuar nisjen e gjykimit në shtator të këtij viti. Argumentat e tyre janë kundërshtuar ndaj avokatët e ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës, me pretnedimin se duhet të jenë në dijeni të datës së procesit 18 muaj para.

Prokurori Jack Smith shtoi se kanë gjetur shumë dëshmitarë por nuk ka shtuar detaje të tjera. Sipas prokurorit, këto dokumente nuk duhen publikuar më parë se 3 muaj nga nisja e gjykimit, me argumentin se po mbrohen dëshmitarët. Një deklaratë e tillë ka sjellë reagim të ashpër të mbrojtjes. I pari ishte avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili i quajti deklarata e Smith “gjepura dhe qesharake” duke ngritur akuza se Prokuroria po dëmton me qëllim mbrojtjen. Emmerson tha se nuk ka asnjë provë që të ish-drejtuesit e UÇK-së ka tentuar që të kërcënojnë dëshmitarët.

Po ashtu, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka thënë se arsyetimi për rrezikimin e dëshmitarëve nuk qëndron por po përdoret për t’i prishur punë mbrojtjes.

Në këtë seancë ka foluar edhe ish-udhëheqësi, Jakup Krasniqi, ai kërkuar fjalën për të reaguar ndaj prokurorit Smith. Krasniqi ka thënë se prokurori nuk duhet të flasë në emër të popullit të Kosovës, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.  Në fund të seancës nuk është vendosur një datë fikse për zhvillimin e seancës e radhës.

Në Hagë përveç Thaçi e të tjerëve, ndodhen edhe Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(k.m.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës kosova ne hage gjykata speciale e hagës kosova ne hage

Sondazh

Poll