Bota

Fitoi zgjedhjet! Albin Kurti flet pas takimit me ambasadorin amerikan: Do thellojmë marrëdhëniet bilaterale

16 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
Fitoi zgjedhjet! Albin Kurti flet pas takimit me ambasadorin amerikan: Do

KOSOVË-Takimi midis kreut të Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Philip Kosnet, ka përfunduar. Pas postimit të Konsnet, edhe LVV-ja ka treguar se çfarë wshtw kanë biseduar të dyja palët. Me anë të një postimi në Facebook, LVV-ja ka bërë të ditur se Kosnettin në zyrën e partisë e kanë pritur Albin Kurti, Arbërie Nagavci dhe Valë Gjonbalaj.

Kryetari i LVV-së Albin Kurti e ka falënderuar diplomatin amerikan për vizitën dhe urimin dhe është shprehur i bindur që do të krijohet qeveria e re, sa më shpejt e cila ishte një kërkesë nga Ambasadorit. Po ashtu, në postim theksohet se Kurti do të punojë me projekte konkrete që ndihmojë në ndërtimin e një shteti demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e VV’së

Postimi i plotë: 

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E martë, 16 Shkurt 2021

 

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet është takuar me kreun e LVV-së Albin Kurti. Vetëm disa minuta, pasi ka dalë nga zyra me anë të një postimi në Twiterr Kosnet ka treguar se ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe se e ka nxitur për të krijuar sa më shpejt një qeveri dhe Kuvend. Gjithashtu, për të punuar në zgjidhjen e çështjeve urgjente.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti philip kosnett takimi kurti-konsnnet albin kurti philip kosnett takimi kurti-konsnnet

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 10:31

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga opozita, i cili e akuzoi atë për përdorimin e pandemisë së koronavirus...