Bota

Policia spanjolle mësyn në Universitet, arreston reperin i cili fliste për terrorizmin në këngët e tij

16 Shkurt 2021, 10:51 Nga DOSJA
Policia spanjolle mësyn në Universitet, arreston reperin i cili fliste

SPANJË-Dhjetëra policë spanjoll janë futur në godinën e një universiteti dhe kanë arrestuar një reper i cili ishte izoluar brenda ndërtesës pasi u dënua me burg nën akuzat e terrorizmit dhe ofendimit në tekstet e këngëve të tij.

Pablo Hasel dhe një grup mbështetësish të tij ishin strehuar në kampusin universitar Lleida në Katalonjën veri-lindore. Ai kishte afat deri të premten e kaluar për t’u dorëzuar në polici për të vuajtur një dënim nëntë muaj. Ai u dënua në vitin 2018 për tekste dhe tweet-a që përfshinin referenca ndaj grupeve guerile të ndaluara, krahasoi një gjykatë me nazistët dhe e quajti ish-mbretin Juan Carlos I një bos mafie.

Sipas The Guardian, më shumë se 200 artistë, përfshirë drejtorin e filmit Pedro Almodovar, aktorin Javier Bardem dhe këngëtarin Joan Manuel Serrat, nënshkruan një peticion kundër burgut të Hasel dhe çështja çoi qeverinë të njoftojë disa lehtësime të kufizimeve në fjalën e lirë.

“Fitorja do të jetë e jona … Nuk do të ketë asnjë harresë dhe asnjë falje,”– bërtiti ai me grushtin lart ndërkohë që ishte rrethuar nga Policia dhe po çohej në burg. Vetëm disa orë më parë  i kishte ripublikuar tekstet për të cilat ishte dënuar.

Qeveria tha se reforma do të fuste dënime më të buta dhe do të shënjestronte vetëm akte që gjeneronin rrezik për rendin publik ose  provokonin sjellje të dhunshme.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pablo hasel pablo hasel

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 10:31

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga opozita, i cili e akuzoi atë për përdorimin e pandemisë së koronavirus...

Bota 16 Shkurt 2021, 09:56

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e djeshme ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve ...