Bota

Kur do të nis numërimi i votave nga diaspora?/ Zëdhënësi i KQZ-së: Nuk kemi një datë fikse

16 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
Kur do të nis numërimi i votave nga diaspora?/

KOSOVË –Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka treguar se kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës. Sipas Gazeta Express, Elezi ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Në QNR ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës. Në këto momente në QNR janë duke u skanuar listat përfundimtare të votuesve. Ky proces është i domosdoshëm për të bërë krahasimin në mes të votuesve që kanë votuar në vendvotime të rregullta dhe atyre me kusht. Kjo bëhet që të na mundësohet të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votave tjera,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka treguar procedurat të cilat duhet të ndiqen deri te numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora. Në bazë të procedurave që ka shpjeguar, ai ka bërë të ditur se nuk ka një datë fikse, kur mund të fillojë numërimi.

Janë duke u zhvilluar disa procedura në QNR, njëra prej tyre është skanimi i listës përfundimtare të votuesve. Ky process është i domosdoshëm para se të fillojë numërimi i votave të personave me aftësi të kufizuara dhe të diasporës. Duhet parë nëse ka ndonjë rast ku një person ka votuar edhe në vendvotim të rregullt edhe me kusht. Ky proces është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta, atyre me kusht dhe nga jashtë vendit, ndonjë datë nuk kemi,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, ai ka shpjeguar se procesi i numërimit të votave të diasporës nuk do të zgjasë shumë. Sipas tij mund të mbyllet brenda 1 ose 2 ditëve.

 “Gjatë periudhës së votimit përmes postës, rreth 43 mijë pako të supozuara me fletëvotime. Brenda pak ditësh fillon hapja dhe numërimi I tyre. Atëherë do të dimë saktë numrine  fletëvotimeve nga jashtë vendit. Numërimi i tyre nuk zgjat shumë, brenda 1 apo dy ditësh përfundon dhe  bashkëngjitet numrit të votave tjera”, ka deklaruar Elezi.

Lajmi kryesor:Sfida e re e Albin Kurtit! Numërohen votat, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe gati për negociata (Problem emri i presidentit)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vladimir elezi zgjedhjet ne kosove vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 10:31

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga opozita, i cili e akuzoi atë për përdorimin e pandemisë së koronavirus...

Bota 16 Shkurt 2021, 09:56

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e djeshme ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve ...