Bota

KQZ-ja së shpejti do të publikojë votat e kandidatëve, zëdhënësi Elezi: Të gjithë të interesuarit mund t’i shohi

16 Shkurt 2021, 10:27 Nga DOSJA
KQZ-ja së shpejti do të publikojë votat e kandidatëve,

KOSOVË-Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë formularët me emrat e kandidatëve dhe votat që ata kanë marr në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Gazeta Express, Elezi ka thënë se pas skenimit të këtyre formularëve, ato do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së. Po ashtu, ai ka theksuar së të gjithë do kenë mundësi ti shikojnë.

“KQZ-ja ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të partive politike dhe të kandidatëve. Të gjithë të interesuarit mund t’i shohin rezultatet në publikimin e formularëve nga komunat e Kosovës që janë në proces. Pas skenimit të tyre ata do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare por vetëm preliminare. Ato përfundimtare do të publikohen pas numërimit të votave me kusht, ato të diasporës e të tjerat. Aktualisht në QNR është duke u bërë skenimi i listës së kandidatëve dhe futja e të dhënave në sistem nga formularët që po publikohen në ueb-faqe kohë pas kohe”, ka thënë Elezi.

Aktualisht ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta, kanë mbetur të numërohen, votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Lajmi kryesor:Sfida e re e Albin Kurtit! Numërohen votat, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe gati për negociata (Problem emri i presidentit)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi valmir elezi

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 09:56

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e djeshme ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve ...