Bota

Veterani i demokracisë në Mianmar nxit nëpunësit civilë të bashkohen në protesta, Naing: Kjo do të përcaktojë rezultat

16 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
Veterani i demokracisë në Mianmar nxit nëpunësit civilë

MIANMAR-Një veteran i kryengritjeve të Myanmar të 1988 i ka nxitur protestuesit të demonstrojnë paqësisht në atë që ai e quajti javën më të rëndësishme, ndërsa dita e paraqitjes në gjyq të Aung San Suu Kyi po afron.

Sipas The Guardian, Min Ko Naing, një udhëheqës student në kryengritjet e vitit 1988, tha në faqen e tij në mediat sociale se ishte jetësore që nëpunësit civilë të bashkoheshin në protesta jashtë ambasadave dhe zyrave qeveritare.

 “Kjo do të përcaktojë rezultatin e protestës; është thelbësore që nëpunësit civilë të durojnë çdo sfidë këtë javë. Drejtuesit e protestave dhe pjesëmarrësit e CDM [lëvizja e mosbindjes civile] po jetojnë në mes të njerëzve dhe njerëzit po i mbrojnë ata.”- tha ai.

Gjatë fundjavës, regjimi lëshoi ​​një urdhër arresti për Min Ko Naing si dhe gjashtë aktivistë të tjerë të njohur si Gjenerata 88. Ata përballen me akuza për nxitje për shkrime artikujsh dhe fjalime duke përdorur popullaritetin e tyre në mediat sociale që mund të dëmtojnë paqen dhe rendin e vendit. Herët të martën, regjimi bllokoi internetin për ditën e dytë, midis orës 01:00 dhe 9:00.

Të martën në mëngjes në qendër të qytetit Yangon, protestat ishin zhdukur pothuajse plotësisht. Rrugët ishin të zëna me udhëtarët e zakonshëm dhe shitësit e ushqimit, dhe treguesit e vetëm të demonstratave të javës së kaluar ishin fletushka të mbërthyer në mure që tregonin imazhin e Aung San Suu Kyi dhe mbishkrimet kundër grushtit të shtetit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aung san suu kyi grushti i shtetit ne mianmar aung san suu kyi grushti i shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2021, 09:56

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e djeshme ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve ...