Bota

Rezultati në Pejë/ Lista e kandidatëve më të votuar, në krye qëndron Ramush Haradinaj

16 Shkurt 2021, 09:35 Nga DOSJA
Rezultati në Pejë/ Lista e kandidatëve më të votuar,

KOSOVË-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur e katërta për rezultatet në këto zgjedhje. Ndërkohë në Indeksonline është publikuar lista e kandidatëve me të votuar në Pejë. Në krye qëndron Ramush Haradinaj me 4.766 vota.

I dytë më i votuar nga AAK-ja në Pejë është Gazmend Syla me 2.219 vota, para Ali Berishës që ka 2.171 vota. Doktori i njohur në Kosovë, Shemsedin Dreshaj, ka marrë 1.831 vota në vendlindjen e tij. Daut Haradinaj ka siguruar 1.545 vota.

Ndërsa, kandidatja femër më e votuar në Pejë është Diellza Kukaj, ajo ka marrë  1.257 vota.  AAK-ja në Pejë thotë se në këtë listë mund të ketë ndryshime të vogla, por që përafërsisht ky është rezultati i kandidatëve.

Lajmi kryesor:Sfida e re e Albin Kurtit! Numërohen votat, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe gati për negociata (Problem emri i presidentit)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora haramush haradinaj zgjedhjet ne kosove haramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll