Bota

Mitsotakis thirrje BE-së mbi vonesat: Pres që numri i vaksinave të rritet ndjeshëm

16 Shkurt 2021, 09:26 Nga DOSJA
Mitsotakis thirrje BE-së mbi vonesat: Pres që numri i vaksinave

 GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  në një intervistë të dhënë për Bloomberg të Hënën, tha se shkalla e vaksinimeve kundër Covid-19 në vend varet nga disponueshmëria e vaksinave dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të shmangur vonesat e mëtejshme në shpërndarjen e tyre.

Mitsotakis tha se Greqia ka dalë më mirë se vendet e tjera në trajtimin e pandemisë dhe imunizimi po ecën me një ritëm të përshpejtuar.

“Sigurisht që ne jemi shumë të varur nga numri i vaksinave që marrim nga Evropa. Unë pres që numri i vaksinave të rritet ndjeshëm. Nuk ka dyshim se ka probleme për realizimin e këtij projekti. Mendoj se Presidentja e Komisionit me guxim e pranoi pjesën e saj të përgjegjësisë, ”, ”– tha ai për Bloomberg., duke komentuar ndalimin e dërgesave të vaksinave për shkak të vonesave në prodhim.

Lidhur me ndikimin e pandemisë në ekonominë greke, Mitsotakis tha se tremujori i parë i vitit do të jetë më i keq se sa pritej për shkak të bllokimit, por që Marsi do të fillojë të ketë përmirësime.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne be koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne be

Sondazh

Poll