Bota

16 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e djeshme ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, ku LDK-ja pësoi humbje të thellë.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së tij, bashkë me të janë larguar dhe nënkryetarët por edhe anëtarët tjerë të kryesisë. Brenda 60 ditësh, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin si dhe kryetarin e partisë, post për të cilin tashmë kanë nisur të përmenden disa emra.

Kush janë anëtarët që tashmë janë dorëhequr nga struktura udhëheqëse e LDK-së?

Pak para finalizimit të marrëveshjes së koalicionit me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2019-të, LDK-ja në mbledhje të kryesisë kishte vendosur që të emëronte edhe disa nënkryetarë.

Përveç Agim Veliut, Lutfi Hazirit, e Vjosa Osmanit që më vonë u shkarkua nga ky post, nënkryetarë të LDK-së u emëruan edhe Avdullah Hoti, Imri Ahmeti, Ismet Beqiri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Haki Rugova.

Një numër kaq i madh i personave të emëruar ka qenë nga të paktat herë për LDK-në. Sakaq, përveç nënkryetarëve, kësaj here në LDK u emëruar më shumë persona edhe në kryesinë e partisë.

Postimin si Sekretar i Përgjithshëm i partisë e mbante Arban Abrashi ndërsa, Sekretar për Financa, Lutfi Zharku.

Pjesë e kryesisë janë edhe Kujtim Shala, Hikmete Bajrami, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lirije Kajtazi, Fidan Rekaliu dhe Naser Osmani.

Të gjithë këta persona kanë dhënë dorëheqje nga LDK-së deri në mbajtjen e Kuvendit për këtë parti politike, që sipas statutit thuhet se duhet të zgjidhet brenda 60 ditësh nga dorëheqja e kryetarit të partisë.

LDK-ja u rendit e treta në rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti, rezultat ky më i dobët që partia kishte marrë ndonjëherë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes isa mustafa zgjedhjet ne kosove doreheqja e mustafes isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll