Bota

Tragjedi në Kongo, 60 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas mbytjes së tragetit

16 Shkurt 2021, 09:19 Nga DOSJA
Tragjedi në Kongo, 60 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas mbytjes

KONGO– Të paktën 60 njerëz humbën jetën kur një anije pasagjerësh që mbante më shumë se 700 persona në bord u shkatërrua në lumin Kongo, ka zbuluar ministri i çështjeve humanitare të Republikës Demokratike të Kongos.

“Rreth 300 të mbijetuar u gjetën afër vendit të aksidentit në provincën Mai-Ndombe në perëndim të vendit, por 240 të tjerë mbeten të humbur,”– tha Steve Mbikayi.

Aksidentet vdekjeprurëse të anijeve janë të zakonshme në Kongo, pasi anijet shpesh ngarkohen përtej kapacitetit të tyre.

Sipas AfricanMirror, për shumicën e njerëzve lumi Kongo dhe degët e tij janë mjeti i vetëm për të udhëtuar në distanca të gjata.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kongo lumi kongo kongo lumi kongo

Sondazh

Poll