Bota

Albulena Haxhiu tregon planet e LVV-së për marrëveshjen e Uashigtonit: Jo të gjitha çështjet janë në favor të Kosovës

16 Shkurt 2021, 08:50 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu tregon planet e LVV-së për marrëveshjen e

KOSOVË-Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosja, Albulena Haxhiu ka deklaruar ditën e djeshme se Qeveria e Albin Kurtit nuk do të ndjek çdo pikë të marrëveshjes së Uashigtonit.

Sipas Insajder, në një intervistë për mediat Haxhiu ka thënë se vetmja pikë e rëndësishme në marrëveshje është njohja nga Izraeli, ndërsa pikat e tjera nuk janë në favor të Kosovës.

Në ato zotime është vetëm pika e fundit e rëndësishme, njohja nga Izraeli. Sikur ajo listë të kthehej mbrapsht dhe të merrej si pikë e parë njohja dhe aty të ndalej gjithçka. Pikat tjera nuk shkojnë në favor të Kosovës. Çështja e Ujmanit, fuqizimi ekonomik i Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare … këto çështje nuk do t’i shtyjmë përpara,”-ka thënë ajo.

Më 4 shkurt në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, ku përfshiheshin dhe disa kushte. Në bazë të marrëveshjes ka ardhur dhe njohja e vendit nga Izraeli.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu kosove marreveshja ne shtepine e bardhe albulena haxhiu kosove marreveshja ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll