Bota

SHIFRAT HISTORIKE! Cilat janë 12 komunat ku LVV-ja ka marrë mbi 50% të votave

16 Shkurt 2021, 08:17 Nga DOSJA
SHIFRAT HISTORIKE! Cilat janë 12 komunat ku LVV-ja ka marrë mbi 50%

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë mbi 50% të votave në 12 komuna të vendit. Sipas Insajder, komunat janë Prishtina, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Kamenicë, Viti, Fushë Kosovë, Vushtrri, Obiliq, Hani Elezit.

Por, numri i komunave, ku mund të kryesoj Albin Kurti mund të rritet pas numërimit të votave nga diaspora, pasi në disa komuna është në prag të 50 përqindëshit.

Në Prishtina ka arritur të fitojë 64.09% votave. Po ashtu në Gjilan, LVV-ja ka fituar 63.24. Në Mitrovicë, 63.04%. Në Ferizaj mori 60.59%, ndërsa Vushtrri Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 60.08% të votave. Në Podujevë ku tani Vetëvendosje qeverisë në nivel lokal, arriti të fitojë 59.45%. Ndërsa, në Kaçanik arriti të fitojë 57.95% të votave. Në Viti 57.27%. Në Fushë-Kosovë, mori 55.57%, ndërsa në Kamenicë 55.20%. Në Gjakovë arriti të fitojë 53.90%, ndërsa në Hanin e Elezit 53.06%. Kurse në Obliq ka marrë  52.18% të votave.

Lajmi kryesor:Sfida e re e Albin Kurtit! Numërohen votat, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe gati për negociata (Problem emri i presidentit)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll