Bota

Nis faza e dytë e vaksinimit në Greqi/ Moshat deri në 64 vjeç me Astrazeneca dhe 75-79 me Pfizer dhe Moderna

16 Shkurt 2021, 08:20 Nga DOSJA
Nis faza e dytë e vaksinimit në Greqi/ Moshat deri në 64

GREQI– Ditën e Hënë në vendin fqinj filloi vala e dytë e vaksinimit, ku përparësinë për tu vaksinuar e kanë dy grupmosha: 60-64 me vaksinën e kompanisë Astra Zeneca dhe 75-79 vjeç me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Vaksinimi i njerëzve të moshës midis 60 dhe 64 vjeç me vaksinën AstraZeneca kundër SARS-CoV-2 filloi të hënën në Greqi. Programi shkon paralelisht me vaksinimin e personave të moshës mbi 75 vjeç dhe personelit mjekësor të vijës së parë me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Ashtu si vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Greqia ka vendosur të administrojë vetëm vaksinën AstraZeneca për njerëzit e moshës deri në 64 vjeç me arsyetimin se nuk ka të dhëna të mjaftueshme në lidhje me efikasitetin e saj midis grupeve të moshës më të vjetër. Kjo është gjithashtu një vaksinë me dy doza dhe intervali midis dy dozave është 12 javë. Vaksinat nuk janë të këmbyeshme.

Sipas gazetës Protothema, gjithashtu duke filluar nga e Hëna ka filluar funksionimi i dy qendrave të vaksinimit në objektet e ekspozitës Helexpo në Athinë dhe qytetin verior të Selanikut. Secila qendër ka dhjetëra stacione vaksinimi dhe është e aftë të kryejë mijëra vaksina në ditë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne greqi vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll