Aktualitet

Finalizohet “Kontakt”! I shpallur në kërkim që prej 2019, 32-vjeçari fshihej nën ‘hundën’ e Policisë në Tiranë,

16 Shkurt 2021, 08:15 Nga DOSJA
Finalizohet “Kontakt”! I shpallur në kërkim që prej

TIRANË– Arbër Balliu, i shpallur në kërkim që prej vitit 2019 ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, efektivët e Komisariatit nr.2 kanë finalizuar operacionin “Kontakt”, duke prangosur edhe kolegun e tyre, Demiraldo Heta, i cili u kap në banesë me Balliun, i shpallur në kërkim.

Në bazë të informacioneve që kishin marrë për vendndodhjen e Balliut, efektivët kishin zbarkuar në rrugën “Ndre Mjeda”, duke prangosur 32-vjeçarit, i cili tentoi të vriste me armë zjarri, Enea Keqën. Por në banesë Balliu nuk ishte vetëm, bashkë me të ishte dhe oficeri i Policisë së Dibrës.

Për shkak të statusit të tij, efektivët e Komisiariatit nr.2 njoftuan SHÇBA-të, të cilët arrestuan Hetën duke nisur edhe një hetim ndaj tij nën akuzën “përkrahja e autorit të krimit”. Në banesë u gjetën 2.3 kilogramë kanabis dhe 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se janë përftuar nga shitja e lëndës narkotike. Duke e paketuar lëndën narkotike është gjetur 56-vjeçari, Igli Pojana, banues në Tiranë, i cili po ashtu është prangosur me grupit.

Hetimet për të prangosurit kanë nisur dhe do të vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontakt”, për kapjen e personave në kërkim. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë. Gjatë operacionit është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër. Gjithashtu, gjatë operacionit, është vënë në pranga një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e saj. Nga ana e strukturave per Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, u zhvillua operacioni “Kontakt”. Si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K. Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin:

D. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në informacionet se shtetasi në kërkim A. B. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.

Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në kërkim është gjetur duke paketuar lëndë narkotike shtetasi: I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër balliu demiraldo heta enea keqa igli pojana policia e shtetit tirane arbër balliu demiraldo heta enea keqa igli pojana policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 08:06

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:58

SHQIPËRI– Vendi ynë po përballet me temperatura nën minus dhe reshje dëborë që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë. Sot temperatura më e ulët për...

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:30

TIRANË– Mjeku Martin Mano ka analizuar kurën e ilaçeve anti-COVID të përdorur nga moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit pasi e kaloi pandeminë...