Aktualitet

16 Shkurt 2021, 07:58 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vendi ynë po përballet me temperatura nën minus dhe reshje dëborë që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë. Sot temperatura më e ulët për stinën e dimrit do të shënohet në zonat malore, plot -16°C, rekord për këtë vit.

Moti i keq ka bërë që shumë akse rrugore të jenë të pakalueshme dhe të bllokuara prej reshjeve të borës, duke shkaktuar edhe 2 viktima. Gjatë natës në aksin rrugor Kukës-Peshkopi ka pasur rrëshqitje dherash, të cilat e kanë bërë rrugën e pakalueshme. Megjithatë për lirimin e saj ka nisur puna, për të shmangur problemet me qytetarët. 

Ndërkohë që për sot nuk parashikohen reshje të tjera dëborë, sërish autoritetet përkatësë; ARRSh dhe Policia Rrugore sugjerojnë qarkullimin vetëm me zinxhirë për të shmangur kështu edhe incidentet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi, duke bërë me dije se ende vijon puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjes së kripës. Ndërkohë që ende problematike është gjendja në Qafë Thanë-Doganë. Edhe sot, qarkullimi bëhet me një korsi, pasi rruga nuk është zhbolluar nga dëbora. Ndërsa në Lezhë, më në fund pas tre ditësh është rikthyer energjia elektrike.

Por duket se nuk ka mbaruar me kaq! Ekziston mundësia që Shqipëria të goditet nga një valë e dytë stuhie, pasi Greqia është në pushtetin e “Medeas”. Edhe në vendin fqinjë janë shënuar temperatura të ulëta, -20°C, duke shtuar këtu problemet me qarkullimin dhe furnizimin me energji elektrike. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 07:30

TIRANË– Mjeku Martin Mano ka analizuar kurën e ilaçeve anti-COVID të përdorur nga moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit pasi e kaloi pandeminë...