Sport

Infermieria e Napolit mbushet plot, shkon në tetë numri i mungesave, klubi konfirmon dëmtimet e dy futbollistëve

15 Shkurt 2021, 13:56 Nga DOSJA
Infermieria e Napolit mbushet plot, shkon në tetë numri i mungesave,

NAPOLI-Telashet nuk kanë fund për skuadrën e Napolit. Pas shumë dëmtimeve të futbollistëve kryesor, tani lajmi vjen portieri Ospina dhe sulmuesi Lozano kanë probleme fizike.

“Hirving Lozano dhe David Ospina kryen testet këtë mëngjes në Klinikën Pineta Grande. Testet për Lozano treguan një problem në kërcellin e këmbës së djathtë. Për Ospinan, ka një problem në aduktorin e kofshës së djathtë. Dy lojtarët kanë filluar procesin e rehabilitimit “. Sulmuesi rrezikon një muaj, ndërsa portieri mund të rikuperohet brenda dy javësh.

Nëse dëmtimi i sulmuesit meksikan do të konfirmohej për një muaj, Lozano do të humbiste raundin e 32-të të kualifikueseve të Europa Leafue kundër Granada-s dhe ndeshjet e kampionatit me Atalanta, Benevento, Sassuolo, Bologna dhe Milan. Shpresa është që lojtari të rikuperohet kundër kuqezinjëve.Këto dy dëmtimet e fundit i shtohen mungesës së Koulibaly dhe Ghoulam për Covid; Manolas, Hysaj dhe Demme për probleme muskulore; Mertens për problemin e zakonshëm të kyçit të këmbës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj lozano napoli ospina hysaj lozano napoli ospina

Sondazh

Poll