Bota

Andi Bushati: Kurti do të jetë i ftohtë me Ramën, por pa kosto të madhe

15 Shkurt 2021, 22:17 Nga DOSJA
Andi Bushati: Kurti do të jetë i ftohtë me Ramën, por pa

TIRANË– Gazetari dhe analisti Andi Bushati u shpreh se me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të jetë shumë e ftohtë.

I ftuar në “Open”, Bushati shtoi se mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama do të ketë një marrëdhënie të ftohtë, por sipas tij, nuk do të ketë një kosto të madhe

“Nuk jam me këtë idenë që Albini duhet të gjeje një gjuhën me liderët e Tiranës. Për mua normalja është që Vetëvendosja të jetë kundër rilindjes dhe kundër PD-së së vjetër. Në këtë kuptim është në logjikën e gjërave nuk jam dakord për të vë shenjën e barazimit mes tyre që do të krijojnë një marrëdhënie të ftohtë mes shteteve sepse Rama e ka përdorur Kosovën sa herë i është dashur. Mes Kurtit e Ramës do të ketë një marrëdhënie të ftohtë, s’besoj se do të ketë një kosto të madhe, nëse do të përkthehet si një gardh. Unë besoj se Rama e ka parë me shqetësim por është munduar të krijojë një fabul,”- tha Bushati.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti andi bushati edi rama kosova ne zgjedhje albin kurti andi bushati edi rama kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll