Bota

Fitorja e Albin Kurtit, Molliqaj e krahason me Erdoganin: Është populist

15 Shkurt 2021, 22:07 Nga DOSJA
Fitorja e Albin Kurtit, Molliqaj e krahason me Erdoganin: Është

TIRANË– Fitorja e thellë e Albin Kurtit është padyshim lajmi i ditës në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Por pavarësisht votës masive popullore, ka edhe zëra që janë skeptikë për liderin e VV-së. Kryetari PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj tha në Top Channel se korrupsioni dhe keqqeverisja e të vjetërve solli fitoren e thellë të Albin Kurtit.

Molliqaj e cilësoi Kurtin si populist. “Me numra është vendosur rekord. Rezultatin tani e dimë të gjithë, por duhet të shkojmë te analiza se pse fitoi Kurti. Kasta e vjetër nuk mendoj që është faktori kryesor, është i dyti i treti. Sepse të njejtë ishin dhe para 2-3 vitesh. Në gjithë këto vite integrimet europiane u zmbrapsën, u kolapsua shteti dhe ekonomia. Në këtë kohë aty ishte dikush që e bëri këtë lidhje të shkurtër. Dështimi nuk erdhi për faktor të korrupsionit.

Nuk kishte më programe dhe projekte, vetëm thoshin na jepni votën se duam të mbajmë pushtetin. Partitë e modelit të VV, populiste nuk fitojnë me pak vota, është rregull i këtyre partive, gjithmonë fitojnë me shumë vota. Problemi i Kurtit është demokracia. Ai e shikon politikën si fundin e historisë dhe veten si misionar, shpëtimtar”– tha Molliqaj.

Ai e krahasoi Kurtin me Erdoganin.

Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendsoje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin”, deklaroi ai.

Marrë nga Top Channel

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dardan molliqaj kosova ne zgjedhje dardan molliqaj kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll