Bota

VV: Falenderojmë të gjithë popullin që na mbështetën

15 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
VV: Falenderojmë të gjithë popullin që na

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendoje ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj. Me anë të një postimi në Facebook, VV shkruan se mbështetjen e qytetarëve do ta kthejnë në punë dhe do të sjellin ndryshimin që Kosova meriton. Më tej në postimin e saj, VV gjithashtu ka falenderuar të gjithë komisionerët që numëruan votat.

Postimi i plotë:

Lëvizja ju shpreh mirënjohje e falënderim. Të dashur qytetarë. Ju na keni mbështetur, jo për interesa personale, por për parimet politike dhe qëndrueshmërinë. Mbështetja juaj për Lëvizjen, nuk ka patur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër. Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun. Dëshira jonë më e madhe tash është që të dëshmojmë me punë dhe nder që ta sjellim ndryshimin që ju prisni, dhe ta meritojmë mbështetjen tuaj. Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje. Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej mërgatës që ka votuar me postë dhe masivisht ka ardhur në Kosovë. Dhe sigurisht, e pamundur është të mos e shprehim vlerësimin për punën e madhe e të palodhur të gjithë aktivistëve dhe vullnetarëve. Në veçanti falënderojmë vëzhguesit e komisionerët e ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e votave të mërgatës, si dhe vëzhguesit e Qendrës së Numërimit që nisin punën nga sot. Jemi të prekur thellësisht nga bujaria e pamatë e familjeve anëkënd Kosovës që na hapët dyert e zemrën muajin e shkuar, duke na pritur. Ju jemi mirënjohës përjetë. Në çdo shtëpi që ishim u pritëm ngrohtë dhe nuk pati nevojë të thërrasim për më shumë mobilizim se atë punë tashmë e kishte kryer gjyshi a gjyshja deri te nipi e mbesa. Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lëvizja vetëvendosje zgjedhjet ne kosove lëvizja vetëvendosje zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll