Bota

Osmani: Zotohem se do të punoj në interesin e qytetarëve

15 Shkurt 2021, 21:59 Nga DOSJA
Osmani: Zotohem se do të punoj në interesin e qytetarëve

KOSOVË- Kandidatja për Presidente në Kosovë, Vjosa Osmani ka falenderuar të gjithë qtetarët që e besuan. Në një postim në Twitter, Osmani u është zotuar qytetarëve se do të punojë në interës të tyre dhe se do të vendos besim në institucionet e tyre.

“Qytetarët e dashur të Republikës sonë dje siguruan një fitore historike. Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”,shkruan Osmani.

The beloved citizens of our Republic secured a historic victory yesterday. I vow to always work in their interest, to bring confidence in our leadership both at home and abroad, and to restore trust in our institutions. Thank you from the bottom of my heart. ??❤️ pic.twitter.com/g9NNHX1AGm

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 15, 2021

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll