Bota

Fitorja e Albin Kurtit, Molliqaj: Rreziku i tij është autokracia, e sheh veten si misionar e shpëtimtar

15 Shkurt 2021, 21:32 Nga DOSJA
Fitorja e Albin Kurtit, Molliqaj: Rreziku i tij është autokracia, e

TIRANË– Kreu i PSD-së në Kosov, Dardan Molliqaj tha se fitorja e Albin Kurtit erdhi si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes së personave që kanë udhëhequr më parë në vend. I ftuar në “Open”, Molliqaj shtoi se problemi i Kurtit është autokracia.

Sipas Molliqajt, Kurti e shikon politikën si fundin e historisë dhe veten si misionar dhe shpëtimtar.

Me numra është vendosur rekord. Rezultatin tani e dimë të gjithë, por duhet të shkojmë te analiza se pse fitoi Kurti. Kasta e vjetër nuk mendoj që është faktori kryesor, është i dyti i treti. Sepse të njejtë ishin dhe para 2-3 vitesh. Në gjithë këto vite integrimet europiane u zmbrapsën, u kalopsua shteti dhe ekonomia. Në këtë kohë aty ishte dikush që e bëri këtë lidhje të shkurtër. Dështimi nuk erdhi për faktor të korrupsionit.

Nuk kishte më programe dhe projekte, vetëm thoshin na jepni votën se duam të mbajmë pushtetin. Partitë e modelit të VV, populiste nuk fitojnë me pak vota, është rregull i këtyre partive, gjithmonë fitojnë me shumë vota. Problemi i Kurtit është demokracia. Ai e shikon politikën si fundin e historisë dhe veten si misionar, shpëtimtar,”– tha Molliqaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dardan molliqaj kosova ne zgjedhje albin kurti dardan molliqaj kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll