Bota

Fitorja e Kurtit sjell debat/ Bushati: Në këtë kohë kanë qenë banditët në pushtet! Molliqaj: Mbështet oligarkët…

15 Shkurt 2021, 22:13 Nga DOSJA
Fitorja e Kurtit sjell debat/ Bushati: Në këtë kohë

TIRANË– Fitorja e Albin Kurtit ka sjellë debate. Të ftuar në “Open”, Andi Bushati dhe Dardan Molliqaj, diskutuan mbi rreziqet që mund të sjellë Kurti. Bushati tha se Kurti do sjellë zhvillim, pasi deri më tani vendi është udhëhequr nga banditët.

Ndërsa Molliqaj, kreu i PSD-së në Kosovë tha se Kurti mbështet oligarkët. Ai u shpreh se Kurti, dy herë që doli në media në fushatë, ishte në mediat me pronarë oligarkë.

Pjesë nga debati:

Molliqaj: Ekziston rreziku nëse Kurti është në qeveri. Rreziku për demokracinë, për mënyrën se si e percepton shtetin dhe këto të gjitha. E dyta është ekonomia, koncepti komunist.

Bushati: Nuk mendoj se ka gjë të keqe këtu. Nuk ka rrezik, pasi në këtë kohë kanë qenë banditët në pushtet.

Nurellari: Ekziston rreziku pasi Kurti është person që nuk pranon dialog, është person që kërkon përqendrim pushteti në duart e tij, nuk është politikan elokuent thotë do luftoj korrupsionin dhe nuk e rregullon te njerëzit e tij. Ka pasur 4-5 veta me probleme. I ka dhënë tender publik…

Bushati: Po pres unë jam vesh-hapur të shoh çfarë rreziku ka, por s’po dëgjoj. Është një parti që nuk mbajti as 2 muaj pushtet dhe ju i akuzoni si të rrezikshëm, ndërkohë që vendin e kanë kapur banditët me kohë.

Nurellari: Qëllimet dhe qëndrimet janë bërë publike, nuk është parti e re kjo tani.  Është lider karizmatik që ka shfrytëzuar si mjeshtër efektet e populizmit. Autokracia është rrezik.

Bushati: Më vjen mirë që e dëgjoj nga ty që i del në mbrojtje planit “pronto”.

Nurellari: Ka futur në punë në borde njerëz të Vetëvendosjes, ka bërë akte të pastra nepotizmi.

Molliqaj: Kurti dy herë doli në media në fushatë dhe në këto media ishin me pronarë oligarkë. Ka mendim bloshevik. Komunistët e asaj kohe thoshin me ne fillon historia dhe përfunduar duke thënë me ne mbaron historia. Ai çdo kundërshtar politik e zhduk. Ka marrë Osmanin dhe nuk e thotë kush se çfarë bën. Nëse shkojnë të dy bashkë në emision, nëse dalin në konferencë bashkë e mban si figurë krah vetes, por Osmani ka kërcënuar KQZ-në. Tha nuk do ketë hakmarrje, s’e pyeti kush. Programi i tij është centrist. Është autoritar dhe Osmani i ka qejf liderët autoritarë, i pranon.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti andi bushati dardan molliqaj kosova ne zgjedhje albin kurti andi bushati dardan molliqaj kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll