Bota

El Mundo: Albin Kurti “Che Guevara” i Kosovës, i gatshëm të marrë pushtetin

15 Shkurt 2021, 21:15 Nga DOSJA
El Mundo: Albin Kurti “Che Guevara” i Kosovës, i gatshëm

Gazeta spanjolle “El Mundo” i ka kushtuar fitores së Albin Kurtit në Kosovë një artikull. Në titullin e artikullit “El Mundo” shkruan se Kurti është gati që të marrë pushtetin.  Më tej në shkrimin e saj gazeta bën të ditur programin zgjedhor të Kurtit.

Shkrimi i “El Mundo”:

“Albin Kurti sot është në pozicion për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës pas fitores së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit. I konsideruar si “Che Guevara i Kosovës” për taktikat e tij, Kurti mori fitoren e madhe të partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje. Projekti i tij i paraqitur edhe gjatë fushatës do të jetë zhdukja e korrupsionit që ka pllakosur Kosovës . Rruga do të jetë e gjatë sipas udhëheqësit me talent të madh si folës. Këto zgjedhje ishin një referendum mbi drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe menaxhimit të burimeve. Vetëvendosje u mbështet nga Vjosa Osmani, një simbol i një klasë politike që i përket brezit të ri, e larguar nga Lidhja Demokratike e Kosove. Albin Kurti do të duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë që synon edhe normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin që vijon të refuzoje njohjen e Kosovës”, shkruan gazeta.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora el mundo zgjedhjet ne kosove el mundo zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll