Sport

Odise Roshi, pas 5 vitesh lë Çeçeninë, gati për një aventurë të re hungareze…

15 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA

RUSI – Sulmuesi anësor i kombëtares kuqezi, Odise Roshi, pas 5 vitesh e ka braktisuar Çeçeni, ku luante për skuadrën Akhmati të Groznit. Nga ajo që ka raportuar “Supersport”, 29-vjeçari fierak do të bashkohet skuadrën e Diosgyori VTK, duke nisur kësisoj një aventurë të re në futbollin hungarez.

Gjithashtu mësohet se, të martën Roshi do të jetë në Hungari për të hedhur firmën mbi kontratë. Diosgyori VTK, aktualisht me 17 pikë të grumbulluara, pas 21 javësh në kampionatin elitar OTP Bank Liga, renditet në vendin e fundit në renditje, duke luftuar për mbijetesë.

Sulmuesi i kombëtares Odise Roshi, që nga viti 2016 ka zhvilluar 84 ndeshje me fanellën e Akhmatit, duke shënuar 11 gola. Pas një dëmtimi të rëndë që e ka mbajtur për mjaft kohë larg fushave të futbollit, Roshi këtë sezon ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje me skuadrën nga Grozni.

Në futbollin hungarez, ai do t’i shtohet “kolonisë” së vogël të lojtarëve shqiptarë, ndërkohë që te Diosgyori VTK, skuadër që ka njohur shkëlqim në mesin e viteve ’70-’80, do të gjejë edhe ish-lojtarin e kombëtares Hysen Memollën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 29-vjecari fierak odise roshi sulmuesi anesor sulmuesi i kombetares 29-vjecari fierak odise roshi sulmuesi anesor sulmuesi i kombetares

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 18:25

Zyrtare, Grasadonia trajneri i ri i Peskarës…

ITALI – Xhanluka Grasadonia, zyrtarisht është trajneri i ri i Peskarës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi abrucez. Grasadonia, që do të zëvendësojë ...