Sport

“Kemi vuajtur për vendin e parë”,fituan me Lazion, mbrojtësi i Interit shënjestron kuqezinjtë: Tani rradhën e ka Milan

15 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
“Kemi vuajtur për vendin e parë”,fituan me Lazion,

MILANO-Interi mposhti Lazion me rezultatin 3-1, duke u ngjitur në vendin e parë në kampionat.  Zikaltërit përfituan nga humbja e Milanit në Spezia dhe vendosi sinjalin e parakalimit në krye të renditjes falë Lukakut që shënoi dy herë dhe asistoi në golin e tretë për Martinez.

Pavarësisht arritjes së vendit të parë, tek Interi po mendojnë për ndeshjen e radhës, që është derbi i Milanos. Mbrojtësi Milan Skriniar ka folur në përfundim të ndeshjes, por gjithashtu ka shënjestruar Milanin, takim që do të luhet ditën e dielë.

“Cfarë fitore ka qenë kjo? Lazio është një skuadër shumë e mirë, kishin fituar gjashtë ndeshje radhazi dhe ne e dinim cfarë ndeshje na priste. “Ju nuk e keni idenë se sa shumë kemi punuar ne për të arritur këtu. Prandaj jemi shumë të lumtur për këtë fakt.

Le ta gëzojmë këtë fitore por ju them se nga nesër të gjithë mendjen tek Milani. Do te punojmë për të përgatitur derbin në mënyrën më të mirë të mundshme.”- u shpreh Skriniar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter milan skriniar inter milan skriniar

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 18:25

Zyrtare, Grasadonia trajneri i ri i Peskarës…

ITALI – Xhanluka Grasadonia, zyrtarisht është trajneri i ri i Peskarës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi abrucez. Grasadonia, që do të zëvendësojë ...