Sport

“Nuk merrte frymë dhe humbi vetëdijen”, mjeku i Apolonisë tregon problemet që shfaqi futbollisti në ndeshjen ndaj Vllaz

15 Shkurt 2021, 10:07 Nga DOSJA
“Nuk merrte frymë dhe humbi vetëdijen”, mjeku i

SHKODËR-Frikë pati në ndeshjen e javës së 19-të të Superiores mes Vllaznisë dhe Apolonisë, kur futbollisti mik Ismailia Diop, shfaqi probleme shëndetësore në përfundim të ndeshjes. Dy stafet e skuadrave u shqetësuan së tepërmi nga ky moment dhe i dhanë ndihmën e shpejtë. Një informacion më të qartë rreth gjendjes shëndetësore të qendërmbrojtësit Diop, “Panorama Sport” kontaktoi me mjekun e klubit Apolonia, Marko Mërtiri.

“Pas përfundimit të ndeshjes, teksa po futeshim në dhomat e zhveshjes, futbollisti Diop shfaqi disa probleme, spazma të diafragmës, të cilat në një moment i shkaktuan vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të vetëdijes. I dhamë menjëherë ndihmën e parë në stadium dhe gjithçka shkoi mirë. Diop është mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm gjatë gjithë natës së të shtunës dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar tërësisht, është me të gjithë parametrat normalë.

Futbollisti është shumë mirë dhe do të vazhdojë normalisht stërvitje me skuadrën qysh në seancën e parë”, u shpreh mjeku Marko Mërtiri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 18:25

Zyrtare, Grasadonia trajneri i ri i Peskarës…

ITALI – Xhanluka Grasadonia, zyrtarisht është trajneri i ri i Peskarës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi abrucez. Grasadonia, që do të zëvendësojë ...

Sport 14 Shkurt 2021, 17:12

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinas...