Politike

15 Shkurt 2021, 13:03 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive dhe mbresëlënëse.

Ai tha se goditja ishte e duhura për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve të korruptuar që janë në sistem por edhe politikanëve që duan të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reforme.


Për Metën, Bashën, Berishën dhe Kryemadhin, Balla se duhet të heqin dorë nga shpresa se do kthejnë reformën në drejtësi.

‘Meriton nga kuvendi të marri një vlerësim, jo ju, dua tju falenderoj për mbështetjen që keni dhënë për reformën në drejtësi. Rezultatet e SPAK, ild, e institucioneve të tjera janë pozitive.Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, rezultatet e deritanishme të SPAK janë mbresëlënëse, goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor, ku ende ka plagë të rëndë, ku gjyqtarët e kanë kthyer pozicionin e tyre në gjobëvënie.Goditja ishte e duhura për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve të korruptuar që janë në sistem por edhe politikanëve që duan të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reforme. Meta, Berisha Kryemadhi duhet të heqin dorë nga përpjekja se mund të kthejnë mbrapsht reformën, të heqin dorë nga takimet në skuta me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të skualifikuar duke premtuar se do i rikthejnë, të heqin dorë nga të tilla praktika të shëmtuaraMeta, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe kujtdo që iu shkon pas këtyre, të heqin dorë nga shpresa se do kthejnë reformën në drejtësi. Vendimi i Gjykatës europiane ishte një vendim që konfirmon se vetingu ka vazhduar me rezultate.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 15 shkurt 2021 taulant balla seance plenare 15 shkurt 2021 taulant balla

Sondazh

Poll