Aktualitet

I vdiq nëna e ish-deputetit Shehu në makinë, flet drejtuesi i fuoristradës që ngeci në dëborën e Dibrës: Borëpastruesj

15 Shkurt 2021, 18:25 Nga DOSJA
I vdiq nëna e ish-deputetit Shehu në makinë, flet drejtuesi i

DIBËR– Drejtuesi i fuoristradës ka treguar peripecitë që kaluan dje në momentin që po mundoheshin të dërgonin nënën e ish-deputetit Sali Shehu në spital, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Hebip Riçku, në një lidhje telefonike me Syri TV, tha se e moshuara kishte pësuar një parainfarkt dhe kishte nevojë për një ndihmë të specializuar, pavarësisht gjilpërave që i kishin bërë infermieret e fshatit.

Ai shtoi se me ate fuoristradë dërgojnë çdo të sëmurë në spitl që ndodhet 11 kilometra larg tyre. Riçku u shpreh se borëpastruesja ka mbërritur pasi është alarmuar i gjithë vendi dhe ata janë kthyer mbrapsht me kufomën e të moshuarës që ndërroi jete rrugës. Pavarësisht se burri në fjalë tregon se kanë qenë edhe në zyrat e Bashkisë para dy javësh, por nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.  

“E moshuara ishte në gjendje shumë të rëndë, më mori në telefon djali i saj. Dolëm i gjithë fshati, rrugët ishin të bllokuara totalisht, siç e keni parë edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale. E shtymë makinn, por ajo ndërroi jetë, e moshuara kishte pësuar një goditje parainfarkt. Në hyrje të fshatit është një malore tepër e madhe dhe të gjithë të rinjtë kanë punuar më shumë se një orë për ta liruar. Është totalisht një rrugë jashtë normave. Kjo është një situatë që përsëritet sa herë që ka reshje bore, bllokohen rrugët. Pasi vdiq e moshuara, ne u kthyem me kufomën dhe pamë që kishte ardhur borëpastruesja. Por ajo vdiq, kaq…erdhi pasi u alarmuar gjendja. Mjeti më i mirë që kemi pasur ne është ajo fuoristradë dhe me atë kemi shkuar për çdo hall që kemi pasur. Infermiere ka në fshat, ja kanë bërë të gjitha gjilpërat, por donte doktor. Është 11 kilometra larg. në 30 vite demokraci nuk është vënë dorë në vendin tonë. Kemi qenë dhe në zyrate Bashkisë para dy javësh, por asnjë zgjidhje nuk na është dhënë,”- tha Riçku.

Telefonata, në minutën 05:00

Ngjarja e rëndë dhe skandaloze u raportua paraditen e sotme, E moshuara, nëna e ish deputetit të PD Sali Shehu, humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin Rajonal të Dibër një ditë më pare.

Rruga e bllokuar nga bora në fshatin Limjan, vonoi transportimin në kohë të të moshuarës, megjithë ndihmën e dhënë nga të rinj të Limjanit, humbi jetën pasditen e së dielës. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa e moshuara është viktima e dytë që humb jetën për shkak të bllokimit të rrugëve nga moti i keq.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali shehu viktimat e motit te keq ne shqiperi sali shehu viktimat e motit te keq ne shqiperi

Sondazh

Poll