Aktualitet

U shkarkua para kohe! Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Administrativja: T’i paguhet r

15 Shkurt 2021, 15:40 Nga DOSJA
U shkarkua para kohe! Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe

TIRANË– Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe Ministrinë e Mbrojtjes për shkarkimin e tij para kohe nga detyra.

Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut duke vendosur që të paguhet për periudhën që duhet të ishte ende në detyrë, kjo pasi ai nuk ka pranuar mundësinë e rikthimit.

Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi për t’i lënë postin kolegut Bajram Begaj. Vetëm pak kohë më pas, ai e dërgoi çështjen në gjykatë duke kërkuar që mandati t’i shfuqizohej dhe të merrte sërish gradën “Gjeneral Brigade”. 

Nga gjyqi, Kollçaku do të përfitojë pagën e një muaji, 9 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte zyrtarisht mandati.

Bardhyl Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur në postin e ministrit të Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli, e cila qëndroi për 4 vite, për t’ja lënë më pas detyrën koleges socialiste, Olta Xhaçka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kollcaku ilir meta kollcaku padit xhacken dhe meten olta xhacka bardhyl kollcaku ilir meta kollcaku padit xhacken dhe meten olta xhacka

Sondazh

Poll