Aktualitet

Pushojnë reshjet e dëborës në Kukës, temperaturat ende të larta, qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë, disa fshatr

15 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
Pushojnë reshjet e dëborës në Kukës, temperaturat ende

KUKËS– Kukësi është një nga qarqet që ditët e fundit është ‘pushtuar’ nga dëbora, ku prej ditësh rrugët kanë qenë të bllokuara dhe qarkullimi i automjeteve bëhej vetëm me zinxhirë. 

Ndërkohë së fundmi Bashkia në një njoftim që ka dhënë për mediat bën me dije se situata ditën e sotme paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar. Por megjithatë temperaturat në të gjithë qarkun vijojnë të jenë tëë ulëta. 

Bëhet me dije se rrugët rurale janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar, pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të ulëta në të gjithë territorin. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre. Furnizimi me energji mungon në shumicën e zonave si në njësinë administrative Shishtavec, Topojan, Bashkia Kukës, fshati Leniq, Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, si edhe disa të tjera. “Situata e motit është e shoqëruar me erë, si dhe temperatura të ulëta në gjithë territorin. Rrugët nacionale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës. Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç; Rrugëve të Nj.Ad Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me Nj.Ad Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht Nj.Ad Ujmisht, fshatrat Pistë e Gëdhesht të Nj.Ad Malzi dhe Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale Bashkia Kukës , rrugët e fshatrave Vlad, Zherkë Nj.Ad Bytyq , Lëkurtaj Nj.Ad. Bujan, shati Degë Nj.Ad. Fierze,

-fshatrat Palc, Salc, Gjonpepaj Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë të jenë funksionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, Pogaj Nj.Ad Gjinaj, Vlahen Nj.Ad Golaj fshati Cahan Nj.Ad Qendër Bashkia Has.” thuhet në njoftimin e emergjencave civile. 

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, probleme në disa qytete, një grua ndërron jetë rrugës për spital! Zhbllokohet Qafë-Thana, ARRSH: Përdorni zinxhirë (SITUATA)

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll