Aktualitet

Bie numri i infektimeve/ Ministria e Shëndetësisë Publikon SHIFRAT: Në 24 orët e fundit regjistrohen 12 viktima dhe 775 ras

15 Shkurt 2021, 16:31 Nga DOSJA
Bie numri i infektimeve/ Ministria e Shëndetësisë Publikon

TIRANË– 12 të vdekur dhe 775 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,567. 

Gjatë 24 orëve të 12qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç , nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ndërsa, nga 2698  që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. 

COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 775

Të shëruar në 24 orë 972

Të shtruar në spitale 547

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2698

Testime totale 416,976

Raste pozitive 93,850

Raste të shëruara 57,736

Raste Aktive 34,547

Humbje jete 1,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20505

Fier 2952

Vlorë 1801

Durrës 1718

Elbasan 1307

Shkodër 1500

Lezhë 1127

Korçë 1018

Berat 1018

Gjirokastër 855

Kukës 429

Dibër 317.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll