Aktualitet

Prej më shumë se një viti, familja Murati jeton në çadrën e prishur, shiu e dëbora futen brenda, gjyshen e sëmurë e kan

15 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
Prej më shumë se një viti, familja Murati jeton në

LAÇ– Më shumë se një vit nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit, familja Murati prej gjashtë anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme. Në një çadër të vogël, fëmijë, të rritur dhe një e moshuar e sëmurë jetojnë në një çadër që muajt e dimrit ka qenë e prishur. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, çadra është e çarë dhe bën që shiu e reshjet e dëborës të futen brenda saj, duke ua vështirësuar jetën familjarëve.

Vetë kryefamiljari Tahir Murati shprehet se kanë kaluar një dimër shumë të vështirë dhe çdo gjë që ka rënë jashtë, u është futur brenda. Ndërsa banesa që kishin më herët është klasifikuar për shmebje, me dëme DS4. Pavarësisht gjendjes, brenda shtëpisë jeton e moshuara e familjes, nëna e Tahirit që është gjithashtu e sëmurë, në moshën 83-vjeçare.

“Jemi përballur me një dimër shumë të vështirë. Çadra na është grisur, është dëmtuar disa herë. Qeveria s’na ka dhënë asnjë ndihmë dhe as bashkia e Kurbinit nuk ka ardhur. Nuk po ja dalim dot më. Ku shkuan lekët e rindërtimit? Nuk kemi as energji elektrike. Jemi gjashtë persona. Kemi një të moshuar, është e sëmurë rëndë,”- tha Tahir Murati.

Fotot brenda shtëpisë tregojnë të moshuarën që në mungesë të energjisë elektrike ngrohet me një bombolë gazi që shërben për të bërë kafe.

“Mezor duke kaluar…kemi ftohtë, shumë ftohtë kam. Jam 83 vjeçe. Unë nuk rri dot në çadër, shkurt hesapi, po u shemb, le të shembet….po e pata me vdek, le të vdes, nuk rri dot në çadër se unë mezor rrinë dyshek. Këtu në këtë shtëpi do të rri. Ne plasëm duke kërkuar por nuk sjell askush asgjë,”- thotë e moshuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja murati ne lac laç familja murati ne lac laç

Sondazh

Poll