Moti i keq në vend, ARRSH-ja: Nuk ka më reshje, akset janë të hapura, por përdorni zinxhirë
15 Shkurt 2021, 17:37Nga DOSJA
TIRANË– Autoritet Rrugor ka dhënë detaje në lidhje me akset rrugore të bllokuara në vend. Në një njoftim zyrtar, bashkë me video nga rrugët, ARRSH shkruan se reshje nuk ka më, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Gjithsesi ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve.
Njoftimi i plotë:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. RAJONI VERIOR Qarkullohet me zinxhirë: Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
RAJONIO QENDROR. Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë: Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.
RAJONI JUGOR. Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
TIRANË– 12 të vdekur dhe 775 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
QAFË-THANË– Rruga në Qafë Thanë vijon të mbetet problematike, ndërsa është liruar vetëm njëra korsi. Dosja.al mëson se mjetet vogla janë kthyer mbraos...
ELBASAN– 31 qytetarë kanë pësuar dëme fizike dhe fraktura në trup pasi kanë rrëshqitur. Rrugët e ngrira dhe akulli i mbetur në rrugë, ka bërë që shumë qyt...
KUKËS- Reshjet e dëborës që që kanë përfshirë që prej ditësh, Kukësin kanë bllokuar disa akse rrugore, ku si pasojë i vështirë është bërë edhe qarkullimi i...
TIRANË– Fakulteti i Histori-Filologjisë ka marrë vendimin për një mundësi të dytë për të gjithë studentët të cilët nuk mund të marrin pjesë në sezoni...
TIRANË– Ka ndërruar jetë nga COVID-19 vogëlushi Avin, i cili arriti të fitonte betejën me tumorin.Lajmin e trishtë e ka dhënë themeluesi i Fundjavës ...
TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ka cilësuar si alarmante situatën e pandemisë në vend. Gjtë një lidhjeje direkte në “News 24”, ...