Politike

‘Mund t’iu bëj një xhiro me borëpastruese’/ Balluku ironizon deputeten në Kuvend: Ti nuk ke shumë punë për të bër

15 Shkurt 2021, 12:45 Nga DOSJA
‘Mund t’iu bëj një xhiro me borëpastruese’/

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se regjistrimi i videos në borëpastruese duhej bërë pasi në terren zëri i saj nuk dëgjohej.

Kjo ishte një përgjigje ndaj deputetes Fatjona Dhimitri në lidhje me menaxhimin e situatës në vend pas përkeqësimit nga moti. Balluku iu përgjigj deputetes, duke i kërkuar që të mos i rëndojë më shumë shqiptarëve situatën ku ndodhen sot. Ndër të tjera Balluku ironizoi me deputeten Dhimitri duke i thënë se mund t’ia bënte një xhiro nëse i kishte ngelur në mendje.


Nuk e di nëse keni dalë në terren. Siç i keni parë Taulantin të futur në ujë dhe borë. Kërkoni pak bëni searche para se të shkruani fjalët. Bora pa dyshim bie edhe pasi kalon borëpastruesja. 37 kontratat rajonale të mirëmbajtjes kanë qenë aktive. Është përballuar në mënyrën më të mirë kjo propagandë. Juve që ju ngeli mendja të borëpastruesja ku hipa unë mund t’iu bëj një xhiro me borëpastruese. Atë video e bëra në borëpastruese sepse në terren nuk dëgjohej zëri. E di çfarë është kjo dhe ku doni të dilni. Ju thoni që nuk ka polici në terren. Por si u hapën këto rrugë. I hapët ju me imagjinatën tuaj duke parë televizor. Cili shqiptar ka ndonjë dyshim se si e kemi përballuar ne tërmetin. Në Aquila ka njerëz që jetojnë ende në kontejner. Ne po mbarojmë shtëpitë pa i kërkuar asnjë ndihmë qytetarit. Në Shqipëri po kompensohen të gjithë për dëmet. Unë e kuptoj që ti nuk ke shumë punë për të bërë dhe mundësia jote është të dalësh njëherë në javë. Njerëzve nuk i mjafton tërmeti dhe pandemia por ju kanë dhe ju që lëshoni helm”, tha Balluku.

Fatjona Dhimitri: Është e turpshme të bëjmë fushata luksi kur në këto netë të acarta janë bllokuar automjete e pushtetarët e rilindjes nuk paskan kripë të zezë për rrugët. Kur edhe ajo kripë bëhet me duart e punëtorëve që kërcënohen me bukën e gojës që të votojnë për partinë në pushtet. Ju vidhni pa ju brejtur ndërgjegjia sepse nuk keni një të tillë. Traktoristja e transportit doli si heroinë, këtë herë nuk e zuri halli tek Nusreti, por tek një borëpastruese për të xhiruar serinë e radhës të serialit të mashtrimit.

Hysi-Dhimitrit: Ju abuzuat me të drejtën e fjalës që parashikon rregullorja për procedurë. (I fik mikrofonin)

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku fatjona dhimitri seance plenare 15 shkurt 2021 belinda balluku fatjona dhimitri seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll