Politike

Rama: Sot Pfizer sjell 7020 doza, jemi gati për marrëveshjen me AstraZeneca! Kush thotë se vaksinën e merr nga partitë simo

15 Shkurt 2021, 12:14 Nga DOSJA
Rama: Sot Pfizer sjell 7020 doza, jemi gati për marrëveshjen me

TIRANE- 7020 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë përditësimin më të fundit të të dhëna nga fronti i luftës anti-covid dhe thekson se qeveria shqiptare është shumë pranë një marrëveshjeje me kompaninë angleze AstraZeneca. Kryeministri ka përsëritur njoftimin e ministres Ogerta Manastirliu e cila tha në kuvend se sot do të hapen spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Rama ka ironizuar opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me sigurimin e vaksinës dhe thotë se “ata që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë”.

NJOFTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca
Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.
Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.
Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa të shtruarit në spitale ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi sot hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Lajmi kryesor: COVID19 në Shqipëri/ Sot vijnë 7020 dozat e tjera nga Pfizer, rëndohet situata me shtrimet, Manastirliu: Hapim spitalet rajonale në Shkodër e Durrës! Rama: Gati marrëveshja me AstraZeneca (SITUATA)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll