Politike

Sot ishte afati i fundit/ KQZ regjistron në zgjedhje 16 parti, PD, PS, LSI e Nisma Thurje janë gati për 25 prillin (LISTA)

15 Shkurt 2021, 12:17 Nga DOSJA
Sot ishte afati i fundit/ KQZ regjistron në zgjedhje 16 parti, PD, PS, LSI

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi këtë të hënë në prag të afatit të lejuar, 16 subjekte politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në 12 qarqe. KQZ listoi si subjekte politike garuese, Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Social Demokrate të Tom Doshit, Nismën Thurje dhe një sërë partish të tjera.

Partitë e regjistruara nga KQZ:

1-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar

2-Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane

3-Partia Kombëtare Konservatore Albania

4-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

5-Partia Bashkimi Liberal Demokrat

6-Partia Socialiste e Shqipërisë

7-Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

8-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

9-Partia  Demokratike

10-Partia Republikane Shqiptare

11- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

13- Partia Nisma Thurje

14- Partia Social Demokrate

15-Partia Aleanca Kombëtare

16- Partia Demokracia Sociale

U miratua kërkesa për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz partite garuese ne zgjedhje zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 kqz partite garuese ne zgjedhje zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll