Sport

VIDEO/ Serie A ka një “padron” të ri në krye të klasifikimit, Inter shumë i fortë për Lazion

14 Shkurt 2021, 21:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Serie A ka një “padron” të ri në krye të

ITALI– Java e 22-të e Serie A ka përfunduar me kryendeshjen Inter-Lazio. Zikaltërit kanë triumfuar me shifrat 3-1 duke marrë për herë të parë këtë sezon kreun e klasifikimit. Ndeshja mirë nisi për skuadrën nga Milano që kaloi në avantazh në minutën e 22-të me Romelu Lukakun.

Belgu ktheu në gol penalltinë e fituar nga Lautaro, ndërsa disa minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes. Në fraksionin e dytë, Lazio rihapi për disa minuta ndeshjen me Escalante që devijon gjuajtjen e Milinkovic-Savic.

Pas 3 minutash lojë, Lukaku merr përsipër një aksion personal nga gjysma e fushës dhe në fund pason për Lautaro Martinez që me portën bosh e dërgon në rrjetë. Me këtë gol të shënuar, Inter merr kryesimin e Serie A pas 22 javësh me 50 pikë, ndërsa Lazio në vendin e 7-të me 40 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lazio inter lazio

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2021, 18:25

Zyrtare, Grasadonia trajneri i ri i Peskarës…

ITALI – Xhanluka Grasadonia, zyrtarisht është trajneri i ri i Peskarës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi abrucez. Grasadonia, që do të zëvendësojë ...

Sport 14 Shkurt 2021, 17:12

Mbedhje urgjente në Laç, pezullohet Nuabueze

LAC – Ngjarja e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme, e ndodhur në Ballsh gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit, pati si inisiator sulmuesin e kurbinas...